TIRANE- Modelja shqiptare, Almeda Abazi që prej disa kohësh po jeton e punon në Turqi, duket se ka gjetur atje edhe dashurinë. Mediat turke raportojnë se bukuroshja shqiptare i ka rëmbyer zemrën aktorit Tolgahan Sayısman, i njohur më mirë si Çenari.
Ata së fundi janë fotografuar duke shkëmbyer puthje pasionante në një restorant, e cila ka bërë që mediat rozë turke të raportojnë për çiftin e ri.
Modelja dhe aktorja shqiptare deri më tani ka marrë pjesë në shumë seriale dhe shoë televizive. Vlen të përmendet me rolin e Valerias në serialin “Sulltani i Madhërishëm” dhe në shoën televiziv të VIP-ve, “Turkiye Survivor”.
Aktualisht është e angazhuar në televizion TV8, si zbuluese dhe prezantuese e vendeve turistike të botës.
(ma.ar/BalkanWeb)
