TIRANE
Këngëtarja dhe moderatorja Evi Reçi ka festuar ndryshe këtë herë ditëlindjen, pasi ndodhet në izolim për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.
Sot pikërisht në datën 30 prill, ajo ka mbushur 30 vjeçe, mirëpo asgjë nuk ka shkuar siç ajo do të donte, pasi situata e krijuar nga ‘virusi vdekjeprurës’ ia ka hedhur poshtë planet që kishte. Në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ajo ka ndarë një foto të ëmbël nga fëmijëria, ku bashkangjitur shkruan se ka vendosur që mos të rritet më kurrë.
“Une jam Evi, dhe sot kam vendosur te mos rritem. Sa bukur kur ben plane per daten 30 prill dhe qe do te mbusesh 30 vjec, koincidence e bukur apo jo?
Sot e festoje me njerezit e tu te zemres, nje feste me muzike dhe te qeshura. Por pandemia nuk pyet sa vjec mbush ti. Dhe mbyll kufi dhe perqafime. Por nuk mbyll shpresen sepse njerezit ne kete kohe u deshen me shume, u dashuruan me shume, u afruan me shume.
Ashtu sic vendosa te bej dhe une me veten time: ta dua veten dhe ta dashuroj (me shume). Jeta do cmeduri, nje Zot dhe dashuri.
Une nuk do rritem kurre, do vazhdoj te ha ne mengjes cornflakes me qumesht tek tasi me micky mouse, do vazhdoj te ha vezen e cokollates per te pare lodren brenda, do vazhdoj te kendoj dhe te kercej ne dhomen time me kufje, kenget e viteve 90, do vazhdoj te strukem si bebe tek prehri i prindereve e mi qe per ata jam prap e vogel.Do te numeroj kohen mbrapsht. Mos me gjyko, sepse kam vendosur te mos rritem. #quarantinebirthday“- shkruan Evi krahas postimit.
