Ndonëse disa vende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, sportistët dardanë në aktivitete ndërkombëtare kanë marrë pjesë. Por së fundmi është një rast që ka bërë bujë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, nuk mund të udhëtojë me ekipin e tij Dinamo Zagreb për ndeshjen kundër Sheriff Tiraspol, në kuadër të play-off të Champions League më 25 gusht.

Moldavia ia ka refuzuar vizën. Sulmuesi 22 vjeçar është dukur i mërzitur nga kjo. Klubi kroat i është drejtuar UEFA-s për ndihmë, teksa organizmi i futbollit evropian është duke bërë përpjekje për ta bindur Moldavinë. Sheriff Tiraspol ka shprehur keqardhje, por nuk ndërhyn dot në organet shtetërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb