Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Çukas të Fier-Sheganit. BalkanWeb mëson se 78-vjeçari  Nazif Musai dyshohet se ka qëlluar me armë vëllanë e tij Haziz Musai 70 vjeç, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur duke e goditur me sëpatë dhe kosore.

70-vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa 78-vjeçari ka marrë plagë më të lehta dhe është transportuar me ambulancë.

Burime për BalkanWeb konfirmojnë se sherri mes dy vëllezërve ka nisur për motive pronësie, ndërsa detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb