Si pasojë e sulmit me bomba molotov nga protestuesit drejt punonjësve të rendit te Kryeministria, mësohet se disa punonjës policie po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Një autoambulancë ka marrë 5 efektivë që kanë mbetur të lënduar.

Mësohet se nga gazi lotsjellës kanë pësuar lëndime edhe disa protestues.

Nga ana tjetër, policia ka shoqëruar tre protestues të cilët dyshohet se kanë hedhur molotov drejt ndërtesës qeveritare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb