Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, e nënta radhazi, u shoqërua me momente tensioni. Mbështetësit e Rithemelimit hodhën bomba molotov drejt godinës së Bashkisë. Një prej shisheve molotov goditi fillimisht një shtyllë dhe u kthye duke rënë te gazetarët dhe operatorët që po mbulonin protestën.

 

Hedhja e bombës molotov tek gazetarët ka shkaktuar momente paniku. Vetëm reagimi i shpejtë i tyre ka bërë që të shpëtojnë pa u dëmtuar. Ndërsa policia ka ndërhyrë duke shuar zjarrin menjëherë.

Opozita kërkon dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pasi SPAK arrestoi ish-drejtorët e Bashkisë së Tiranës për korrupsion me tenderat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb