BRITANI E MADHE- Fotoja e dy burrave të përqafuar prej disa ditësh po bënë xhiron e botës. Në Ohajo të Shteteve të Bashkuara, është zhvilluar një ceremoni martese. Gjithçka ka qenë në rregull, deri kur Todd Bachman ka ndaluar ceremoninë, ai fton edhe njerkun e vajzës për ta shoqëruar në altar.
Meqenëse vajza saj Brittany ishte rritur me njerkun, shkaku i ndarjes së prindërve, babai i nuses ka menduar se njerku meriton më shumë. Në fotografitë e dasmës, shihet Todd duke mbajtur për dore burrin e ish-gruas së tij dhe shkojnë së bashku në altar. Të dy bashku i dhënë bekimet, e më pas Brittani ka filluar procesin e kurorëzimit me bashkëshortin e saj. Fotot e kësaj dasme kanë marrë mbi një milion pëlqime dhe afro 500 mijë shpërndarje vetëm gjatë javës së parë të publikimit.(er.cu/BalkanWeb)
