Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet teksa ai mbërrin në Paris, ku do të zhvillojë një takim zyrtar me presidentin Macron.

Në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Linda Rama, kryeministri zbret nga avioni, ndërsa priten me një ceremoni zyrtare.

“Paris – Për një tjetër moment historik në politikën tonë të jashtme, vizitën dypalëshe nesër me Ceremonial Shtetëror, e para e këtij niveli në historinë e marrëdhieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Francës, ku do të hedhim hapa konkretë për forcimin e miqësisë dhe rritjen e bashkëpunimit strategjik me Francën”, shkruan Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb