Nedim Bajrami po kalon një nga sezonet më të vështira në karrierën e tij. 27-vjeçari nuk preferohet nga trajneri Rohl te Rejnxhërs.
Sot ndërkohë është shfaqur në stol, ndërsa Rejnxhërs po luan në transfertën e Falkirk. Bajrami konsiderohet një nga të preferuarit e trajnerit Silvinjo te Kombëtarja shqiptare.
Bashkë me Kristjan Asllanin janë të vetmit që numërojnë 33 paraqitje në tre vitet ku braziliani ka drejtuar. Në anën tjetër te Rejnxhërs u kthye në skuadër pas tri ndeshjeve të kampionatit ku qëndronte jashtë.
Bajrami ka kontratë të vlefshme deri në vititn 2028. Nuk përjashtohet mundësia që në verë të transferohet diku tjetër.
