4 ndeshje radhazi si titullar nuk kishte ndodhur kurrë. Në këtë periudhë, Asllani po luan më shumë se sa ka luajtur në total që nga koha kur zbarkoi në Milano. Më në fund, Inzaghi ka filluar të besojë tek Asllani, tani në sytë e trajnerit zikaltër, mesfushori kuqezi është zëvendësuesi i vetëm i Calhanoglu. Kjo ishte një tjetër paraqitje pozitive e Asllanit, i vlerësuar nga mediat italiane me notën 6-të.

Ylli kuqezi e pranoi se nuk është e lehtë të luash kaq shumë ndeshje titullar pas një periudhë të gjatë i “salduar” në pankinë: “Për mua është një moment pozitiv pasi po luajë në vazhdimësi dhe jam i lumtur për këtë. Sigurisht nuk është e lehtë të luash kështu pasi ke kaluar një kohë të gjatë në pankinë, tani e sheh veten duke luajtur 3-4 ndeshje radhazi, nuk është e lehtë. Jam i lumtur pasi edhe skuadra po më ndihmon shumë, po ndihem shumë mirë. Pastaj kur ke minuta në këmbë është gjithçka më e lehtë. Calha? Hakan më ndihmon shumë, më motivon çdo ditë”, u shpreh Asllani.

Për 90 minuta në fushë ishte edhe Qazim Laçi, ashtu si Asllani, edhe Laçi u vlerësua me notën 6.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb