Niko Qarkaj iu bashkua ditën e djeshme protestës së 36-të që u mbajt në Tiranë, vetëm pak orë pas lirimit të tij nga qelia ku qendronte që nga e enjtja, pas arrestimit në protestës e mbajtur para Kuevndit.
I riu ishte pjesë e një momenti emocionues, pasi iu afrua kordonit të policisë dhe u puthi duart disa efektivëve, të cilët iu përgjigjën duke e përqafuar. Gjesti u shoqërua me duartrokitje nga protestuesit e pranishëm, duke përcjellë mesazhin se protesta nuk është e drejtuar kundër uniformave blu, pavarësisht incidenteve të raportuara gjatë ditëve të fundit.
Qarkaj, i cili vuan nga epilepsia, u lirua këtë të diel me vendim të Gjykatës Penale.
Gjatë qëndrimit në paraburgim, Qarkaj pretendoi se ishte dhunuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai u transportua me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
View this post on Instagram
