Momente emocionale u shpalosën në Bangkok kur një grua lindi foshnjën e saj në një rrugë të qytetit, pak pasi një spital u evakuua për shkak të tërmetit të fuqishëm 7.7 ballë në Mianmarin fqinj .

Gruaja ishte e shtrirë në një barelë, e rrethuar nga personeli mjekësor, i cili i dha kujdesin e nevojshëm për të sjellë fëmijën e saj në botë në kushte jashtëzakonisht të vështira, sipas BBC

Në të njëjtën kohë, pacientët nga Spitali Memorial King Chulalongkorn dhe BNH u transferuan në një park aty pranë, pasi evakuimi i ndërtesave u konsiderua i nevojshëm. Mes tyre kishte njerëz me barela dhe karrige me rrota, ndërsa stafi mjekësor vazhdonte të kujdesej për ta jashtë.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb