Skena tensioni u regjistruan mëngjesin e së mërkurës, në një stacion metroje në Bruksel, ku një burrë me probleme të dyshuara psikologjike u hodh mbi shina, duke rrezikuar jetën e tij dhe duke shkaktuar panik te pasagjerët. Sipas raportimeve të RTL Info, ngjarja ndodhi në stacionin “Comte de Flandre”. Në pamjet që kanë qarkulluar në internet, burri shihet teksa hidhet mbi linjat e metrosë dhe shtrihet mbi to, ndërsa situata bëhet kritike për shkak të afrimit të trenit.
Një pasagjer reagoi menjëherë duke zbritur në shina për ta ndihmuar, por u detyrua të kthehej në platformë kur kuptoi se treni po afrohej me shpejtësi.
Ndërkohë, pasagjerët e tjerë nisën të bërtasin dhe t’i bëjnë sinjale makinistit, i cili arriti të frenojë në kohë, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Burri u nxor nga shinat me ndihmën e disa personave të pranishëm dhe më pas u transportua në spital nga shërbimet e zjarrfikësve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.
🇧🇪 Ⓜ️ INSOLITE
À Bruxelles un homme est sauvé de justesse par des passants alors qu'il s'était allongé sur les rails du métro. pic.twitter.com/1TvQOko8bB
— Focus (@FocusinfosFr) March 27, 2026
