TIRANE- Protesta e sotme është shoqëruar me përplasje mes policisë dhe protestuesve, të cilët kundërshtojnë projektin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e një parku lojërash tek Kodrat e Liqenit Artificial. Protestuesit kanë larguar gardhin rrethues, dhe për këtë nuk kanë munguar arrestimet. Mbi 10 protestues u shoqëruan nga policia, e janë lënë të lirë vetëm disa orë më pas.

Por këto momente, janë fotografuar nga vetë qytetarët e protestuesit, e shumë prej tyre janë postuar në rrjetet sociale.

Në foto shihen momentet më të tensionuara të protestës, si dhe ndalimi i disa aktivistëve, mes tyre edhe femra.

“Ushtrohet dhune dhe arrestohen mbi shume prej aktivisteve tek parku i liqenit, përgatituni për te bere rezistence te forte sot, është e nevojshme ndihma juaj. Janë kapur femra prej flokësh dhe janë tërhequr zvarre ne fugonat e policisë me urdhër te pinokut te bashkisë”, komentohen nëpër rrjete sociale fotot e ndryshme nga protesta të publikuara nga qytetarët.

Protestuesit kërkojnë që të ndalohen urgjentisht punimet në Parkun e Liqenit Artificial për këndin e lojërave për fëmijë, që Bashkia kërkon të ngrejë.

(el.sp/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: