SAO PAOLO
Një grua e re, 34 vjeçe është vrarë sot në mes të rrugës, në Brazil.
Mediat në gjuhën angleze saktësojnë se viktimë e sulmit të beftë mbeti Anna Pola da Silva dhe është vrarë nga një person ende i paidentifikuar.
Viktima, nënë e një vajze 15 vjeçe u qëllua për vdekje, teksa kthehej nga puna për në shtëpinë e saj.
Nga pamjet, mund të shikohet qartësisht, se një burrë qëndronte pas një shtylle dhe në mënyrë të fshehtë nxjerr armën. Pasi gruaja afrohet, ai e qëllon atë.
Autori ka ikur me shpejtësi nga vendngjarja me biçikletë dhe deri tani nuk raportohet që për këtë ngjarje të jetë arrestuar njeri.
(d.xh/ Balkanweb)
