Pamjet i përkasin momentit kur motori i një avioni të “Delta Airlines” u përfshi nga flakët teksa ngrihej nga aeroporti i Los Angeles të premten. Piloti u detyrua që të kthehej menjëherë në pistë për të bërë një ulje emergjente.
Videoja tregon flakët që dalin nga motori i majtë i mjetit fluturues Boeing 767-400 gjatë ngritjes mbi Los Angeles.
Fluturimi DL446, i cili nisej për në Atlanta, më pas u prit në pistë nga shërbimet e emergjencave për të parë më nga afër situatën.
Fatmirësisht nga ky incidenti nuk pati të lënduar mes pasagjerëve apo ekuipazhit të avionit.
(BalkanWeb)
