Deputetja e PL, Monika Kryemadhi i është drejtuar këtë të hënë Gjykatës së Lartë me rekurs.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Kryemadhi kërkon heqjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rekursi është dorëzuar nga avokatët mbrojtës të Kryemadhit.

Ish-kryetarja e LSI po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë.

Rekurs në Gjykatën e Lartë dorëzoi javën e kaluar edhe ish-bashkëshorti i Kryemadhit, presidenti i PL, Ilir Meta.

Meta ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, ndërsa SPAK ka vendosur ndaj tij masën “arrest me burg”, masë e cila është lënë në fuqi nga shkallët e gjyqësorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb