Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.

Ndërsa ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, shoqëruar nga avokati Kujtim Cakrani, Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me gazetarët.

“Qenkeni të gjithë te protesta më duket. Sot pasdite kemi filmin, do vini sot. Sot është gjyqi im, imuniteti Belindës, protesta e opozitës, iftari kryeministrit , filmi im. Këta të gjithë pas meje vijnë”, tha ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: