TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka rikthyer edhe një herë në vëmendje debatin për pikat e basteve dhe kazinotë elektronike.

Në një status në Twitter, kreu i qeverisë i bën thirrje opozitës me ironi “mos u lodhni kot se bastet s’i shpëtoni dot”.

Po ashtu ai ka hedhur poshtë zërat e PD se me këtë ligj qeveria kërkon që bastet t’i kthejë në një monopol online.

“Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri,” shkruan ai.

Postimi i plotë

Paratë e zeza të basteve po derdhen kazaneve për të jashtëqitur llafin se kjo u bëka që të mbetet një monopol online!Këtë për çudi s’e paska Taulanti?Mos u lodhni kot, bastet s’i shpetoni dot më! Edhe bastet edhe ky monopoli online do vdesin për Vit të Ri?Amanet dëshmitarin X?

Duket se ligji për heqjen e pikave të basteve dhe kazinove elektronike është me rëndësi të madhe për Ramën pasi edhe më herët ai është shprehur se do t’i bënte mirë të gjitha familjeve shqiptare dhe se një ligj të tillë nuk ka mundur ta vërë në zbatim në mandatin e parë qeverisës për shkak të koalicionit me LSI. Ajo që bie në sy në statusin e Ramës është emoji që ka përdorur duke iu referuar lojërave të fatit.

Ramaaaa

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: