Në konferencën për shtyp para ndeshjes së fazës së “play-off-it” të Europa League” kundër Shkëndijës së Tetovës, trajneri i Milanit, Vinçenzo Montela, ka vlerësuar skuadrën shqiptare të drejtuar nga tekniku Qatip Osmani. Montela theksoi se Shkëndija është ekip europian dhe falë organizimit mund të sjellë probleme për të besuarit e tij.
“Shkëndija është përpara nesh me përgatitjet dhe ka një ide të qartë loje. Në repartin e sulmit kanë lojtarë me cilësi, janë një skuadër e organizuar dhe shumë europiane. Çdo gjë varet nga ne. Por përballjet në kualifikuese nuk varen vetëm nga ndeshja e parë”, tha Montela.
Kujtojmë se ndeshja e parë e kësaj përballje luhet në “San Siro” të enjten në orën 20:45.
(e.k/BalkanWeb)