Alvaro Morata, një ish i Juventusit dhe Real Madridit, ka zbuluar se ishte në dijeni të transferimit të Ronaldos në Itali që para se të niste Botërori.


Sulmuesi spanjoll i cili ka luajtur për dy sezone të “galaktikët” me “yllin” portugez, shprehet se një drejtues bardhezi e kishte lajmëruar për transferimin e cilësuar ‘të shekullit’.

“Pas përfundimit të sezonit, pata një takim me një drejtues të Juventusit, i cili më tha se ishin duke blerë Cristiano Ronaldon. Më tingëlloi si e pabesueshme, sepse pas mbrëmjes së finales së Championsit, mendova se fjalët e Cristianos ishin sinjal për të rinovuar kontratën”, deklaroi Morata.

Kujtojmë që Morata ka qenë një nga emrat e përmedur për t’u transferuar te Juventusi këtë verë, por ndoshta me kalimin e Ronaldos sulmuesi i Chelsea-s është stepur. Kjo pasi marrëdhëniet e tij me fituesin e 5 herë “Topit të Artë” në “Bernabeu” kanë qenë të cunguara.

(BalkanWeb)