Merkato ka gjithmonë prapaskena. Sulmuesi i Atletico Madrid, Alvaro Morata ka dhënë një intervistë për “Cadena Ser”, ku ka treguar se Barcelona ishte pranë firmës me të në janar.Ai që nuk ka lejuar kalimin e tij te katalanasit ka qenë pikërisht trajneri i Juventus (Ndodhej në huazim), Max Allegri.

“Është e vërtetë, kishte një interes nga Barcelona. Më thirri Xavi, folëm për futbollin dhe për gjithçka. Ishte kënaqësi, e vlerësoja që një ish-lojtar si Xavi më llogariste, më bëri të ndihem mirë. Kisha 4-5 mundësi të mira, por Allegri bllokoi gjithçka. Ai më tha: ‘Dua që të qëndrosh, dua të të shoh të luash me Vlahovicin’. Për mua ishte një përpjekje të luaja në të majtë, por ia dola”-tha ai.

Rge

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: