TIRANE- Zv/ministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu ka folur sot për rezultatet konkrete të arritura në dy vite të vendosjes së moratoriumit të gjuetisë.
Sipas tij, “Në 2 vite moratoriumi ka rezultuar i suksesshëm. Janë bërë 650 inspektime, janë vendosur 44 gjoba, si dhe janë sekuestruar 600 armë gjahu”.
Xhaxhiu shtoi se “Në kolaps ishin Karavastaja dhe Laguna e Patokut”, ndërsa shton se në terren janë angazhuar 65 grupe monitorimi. (foto iluwstruese)
(ma.ar/BalkanWeb)
