TIRANE- Socialistët japin shpresë për gjuetarët se me ligjin e propozuar prej tyre dhe depozituar në Kuvend, mund të hapin gjuetinë e ligjshme në vjeshtë. Deputeti socialist Besnik Bare dhe zëvendësministri i Mjedisit, Kledi Xhaxhiu, pas takimit që Federata e Gjuetarëve ka zhvilluar me kryeministrin për këtë çështje, janë angazhuar për gjetjen e një zgjidhje.

Edhe pse moratoriumi 5-vjeçar është në fuqi, për zëvendësministrin e Mjedisit nëse ligji i propozuar nga gjuetarët, i huazuar nga Kroacia por me përshtatje për vendin tonë, mirëmenaxhohet, atëherë do të hapet gjuetia.

Edhe pse shpresa e Federatës së Gjuetarëve ishte që ligji të kalonte në këtë legjislaturë, për presidentin e Federatës gjuetia e paligjshme do të eliminohet përfundimisht.

Takimi me kryeministrin Edi Rama ishte rezultativ për të krijuar një kthesë në marrëdhëniet e gjuetarëve me qeverinë, pasi ligji i ri u jep më shumë kompetenca gjuetarëve që të marrin me koncesion zona për gjueti, t’i mbrojnë dhe raportojnë për gjuetinë e paligjshme duke kërkuar edhe dënimin penal për shkelësit e ligjit deri në burg.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: