Interi është në rrugën e duhur për titullin kampion. Kjo është ajo që thotë ish Presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, në Radio Rai. Moratti shprehet se Juventusi nuk është jashtë gare, sakaq beson se një nga ekipet që do jetë rival deri në fund për Skudeton është Napoli.
“Shifrat tregojnë se Interi është praktikisht i pari, por është një kampionat që ka diçka të re çdo të diel.Më duket se Interi ka bërë hapin e duhur duke luajtur mirë ndaj Veronës.
Juve nuk është ende jashtë loje, duhet të jemi të kujdesshëm. Në një mënyrë ose në një tjetër, ata pothuajse gjithmonë arrijnë të fitojnë dhe ne duhet të shmangim afrimin e tyre. Besoj se kundërshtari më i rrezikshëm për Interin mund të jetë Napoli” – tha ai.
