Prokuroria e Posaçme përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim ish-shefin e policisë rrugore Roven Zeka.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë janë marrë të pandehur edhe ish-zyrtarët Sokol Novaku dhe Edison Tabaku.

Kujtojmë se nën akuzë dhe Ergest Vrioni dhe Bledi Belba, ndaj tyre rëndojnë akuzat e korrupsionit

Dosja do të gjykohet në seancë paraprake nga Irena Gjoka.

Kujtojmë se Roven Zeka u la në arrest shtëpie më 14 korrik pasi kërkoi masë më të butë sigurie për shkak së dëmtoi për legenin gjatë rrëzimit në paraburgim. Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e tij pasi marrjes së përgjigjes nga ekspertiza mjekësore lidhur me gjendjen e ish zyrtarit policor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: