VIDEO+FOTO/ Mori 20 mln lekë nga banka, por nuk arriti të dalë nga godina, ky është Bardhyl Fusha që grabiti degën e FiBank. Pronar i një kompanie ndërtimi
12 Shkurt, 2026 13:01
Madhësia e tekstit:
Personi që shihni në foto është Bardhyl Fusha, 58-vjeçari i cili grabiti ditën e sotme degën e FiBank në Tiranë, në zonën e ish-Parkut të autobusëve, pranë një kompleksi banimi.
Autori ka hyrë në bankë i armatosur, ka aksesuar një nga arkat dhe ka marrë një shumë parash prej 20 milionë lekë të vjetrash.
Mësohet se policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë autorin pa arritur të dale nga godina.
Punonjës të shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filalit të FIBank, duke e zënë kështu në kurth.
Bardhyl Fusha mësohet se është pronar i një kompanie ndërtimi në Tiranë.