Gjykata e Apelit vendosi njohjen e Rithemelimit si PD zyrtare.

Flamur Noka, ka thënë për mediat se kjo është një ditë e mirë për demokratët dhe e keqe për regjimin.

Ai ka pasur edhe një mesazh për demokratët të cilëve u tha se shtëpia e tyre është gjithmonë e hapur, mesazh që sipas tij nuk i drejtohet atyre të cilët e shohin veten nën pushtetin e Ramës.

Noka: Ditë e mirë për të gjithë demokratët. Zëri i tyre u dëgjua. U gjetën gjyqtarë me integritet që i dhanë zë të vërtetës që po zvarritej prej 3 vitesh.

Komenti ynë është: demokratët sot janë të bashkuar, vendimi i gëzon. Ditë e keqe për regjimin sepse demokratët e bashkuar kanë synim nga sot ç’rënjosjen e regjimit. Një opozitë e zvarritur ka marrë fund. Sot Shqipëria ka një PD dhe opozitë të vërtetë.

Thirrja është për çdo demokrat, shtëpia juaj ka qenë dhe është PD.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: