Distria Krasniqi fitoi pak ditë më parë medaljen e artë në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kg. Xhudistja shqiptare, në një intervistë të dhënë në Kosovë, ka folur për këtë sukses të madh.
“Çdo medalje është e rëndësishme dhe e veçantë. Por për këtë të fundit jam gëzuar më së shumti. Është më e lehtë të arrihet një rezultat e shumë më e vështirë që të përsëritet ai.
Po bëhet gjithnjë e më e vështirë, por jam shumë e lumtur që ende jam në formën më të mirë. Po fitoj medalje në çdo garë ku po marr pjesë dhe kjo ka rëndësi të madhe.
Vetëm pak legjenda të Francës kanë nëntë apo më shumë medalje në Grand Slamin e Parisit. Prej xhudisteve të huaja, Distria me shumë mundësi është e para që arrin këtë shifër.
“Nuk e di saktë situatën me medaljet e të tjerëve. Por e di që unë i kam nëntë, prej tyre katër të arta. Dhe kjo më bën shumë krenare”- tha ajo për Kohën.
