Një burrë nga fshati Gribova Rudina, në Ukrainë, ka telefonuar policinë dhe i ka lajmëruar se ka vrarë partnerin e nënës së tij.

Më tej në telefonatë ai i tha efektivëve që të vijnë me vete me makina borëpastruese, pasi rruga për në shtëpinë e tij, ishte e mbuluar me dëborë.

“Ju lutem të vini me një pastruese bore. Në rruga ka aq shumë borë, sa që nuk mund t’i afroheni shtëpisë me makinë”, mësohet të ketë thënë burri,

Dhe policia kështu veproi, por kur mbërritën në shtëpinë në fjalë, i pret partneri i “vrarë” i nënës së djalit që telefonoi. Askund nuk kishte shenja gjaku, armë, apo të vrarë. Policia mbeti e habitur, por mësoi gjithçka nga djali që pretendoi se ka kryer krimin.

Ai pranoi se ka inskenuar vrasjen që policia të vinte dhe të pastrohej dëbora, pasi askush nuk po kujtohej për ta. Për këtë shkak, burri është dënuar me gjobë dhe rruga që ai dëshironte të pastrohej ende nuk është rikthyer në normalitet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb