Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka debatuar në gazetarin Arion Sulo, në emisionin “Real Story”, në News24.

Gazetari Sulo e pyeti disa herë ministren se pse e votuan ligjin për betimin e gjyqtarëve, para se të fliste Komisioni i Venecias, teksa vetë PS i ishte drejtuar këtij institucioni.

Në reagimin e saj, ministrja Spiropali i kërkoi gazetarit të mos bëjë zhurmuesin, teksa tha se mazhoranca për gjithçka është konsultuar me të huajt.

Pjesë nga diskutimet:
Spiropali: Gjithçka është bërë konsultim me të huajt. Ndërkombëtarët nuk duan kapjen e drejtësisë.
Sulo: Pse nuk e pritët Venecian për betimin e gjyqtarëve? Për mua Reforma në Drejtësi është kapur keq. Pse kreu i SPAK u zgjodh nga politika, pse ndryshon ligji për ILD?
Spiropali: A ka mundësi të mos bësh zhurmuesin?
Sulo: Zhurmuesin po e bën ti. A është e specifikuar që kreu i ILD nuk duhet të ketë mbajtur post politik?
Spiropali: Këtë e dinë institucionet.
Sulo: Unë mendoja se ti e njihje ligjin.
Spiropali: Janë parë me lupë …
Sulo: Unë të bëra pyetje specifike.
Spiropali: Në dijeninë time nuk ka pasur post politik. Ne zhbllokuam Reformën në Drejtësi, sepse është hapur një ngërç për të bllokuar procesin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb