TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmë në emisionin ‘Top Story’, pas zgjedhjeve të 25 qershorit. Intervista është transmetuar dhe në faqen e tij në ‘Facebook’, ku ka marrë shumë komente nga ndjekësit.
Përveç komenteve të shumta për atë se çfarë duhet të bëjë në mandatin e dytë, ndjekësit kanë prekur edhe çështjen e presidentit. Një qytetar i sugjeron Ramës të mos belbëzojë më për Metën president, pasi vetë e zgjodhi dhe tani duhet ta shkarkojë.
Komentuesi: Zoti Rama mos belbezoni per presidentin se ate ju e keni zgjedhur dhe juve vete duhet ta shkarkoni sepse nuk eshte president konsensual.
Replika e Ramës: Unë nuk belbezoj per asgje Xhimi, po mbase duhet te ngrije volumin e televizorit?

(d.d/BalkanWeb)
