Ronlea Hajati do të hapë gjysmëfinalen e parë të “Eurovisionit”, që do të mbahet mbrëmjen e sotme në Torino.

Pak orë para se të realizojë performancën e saj skenë, përfaqësuesja e Shqipërisë në festivalin europian, ka bërë disa postime në Instagram tregoi se i vjen keq që kjo eksperiencë po mbaron kaq shpejt.

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se kjo eksperiencë po mbaron shumë shpejt”- shkruan Ronela në Instastory.

Më tej ajo nuk ka lënë pa ironizuar të gjithë kritikët shqiptarë të këngës dhe performancës së saj, ku iu kërkon “të mos bëjnë moralizma por të çohen dhe të kërcejnë.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kjo është për shqiptarët në Shqipëri: Mos bëni shumë llafe sot me moralizma por çohuni dhe kërceni.”- shprehet Ronela krahas fotos së postuar.

Megjithatë, ajo nuk ka harruar t’iu kërkojë të gjithë fansave dhe ndjekësve të saj, jo vetëm shqiptarë por edhe të huaj, të votojnë për të mbrëmjen e sotme.

“Dhe kjo është për shqiptarët dhe çdo njeri tjetër: Mos harroni të votoni – 01 – sonte.”

Përfaqësuesja e Shqipërisë ka bërë bujë të madhe këtë vit me pjesëmarrjen ne Eurovision. Fotot nga performance e saj u komentuan gjatë në rrjet, pasi u fshinë nga faqja zyrtare e Eurovision për shkak se u konsideruan “shumë provokuese.”

Megjithatë, nga performanca që bëri mbrëmë para jurisë së festivalit, koreografia nuk ishte ndryshuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: