DURRES- Pas thirrje që LGBTI i bëri qytetarëve që ata mos të votonin 4 prej kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit, vjen edhe reagimi i Mesila Dodës, njëra prej emrave të përmendur.

Në një kohë kur LGBTI e cilësoi si Dodën si homofobe, ajo iu përgjigj se nuk e donte votën e tyre.

“Të dashur miq, sot komuniteti LGBTI më shpalli zyrtarisht armike dhe se nuk do kisha asnjë votë, i falenderoj për sinqeritetin dhe u them nuk e dua votën tuaj, por kërkoj votën e kujtdo që mendon se familja tradiconale është e para”, tha Mesila Doda gjatë një takimi që PDIU zhvilloi në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: