Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të japë dorëheqje, ose në të kundërt do ta detyrojnë shqiptarët që të marrë këtë hap. Në një dalje për mediat ai tha se ka disa arsyeje që Shqipëria i ngjan Venezuelës.
Ai tha se Shqipëria për nga keqqeverisja dhe lidhja e qeverisë me kartelet e drogës janë disa prej aspekteve ku Shqipëria ngjan me Venezuelën.
Berisha: Ajo ka marrë motrën avokate, çfarë s’ka ngelur pa lexuar? Ka ngelur vetëm koha për të shkatërruar qindra dokumente. Po ndodh një ngjarje që nuk ka ndodhur ndonjëherë në histori. PD do t’i përgjigjet me të gjithë forcën kësaj situatë si me rrugë ligjore dhe me protesta të fuqishme, të ligjshme. Të dashur qytetarë, pavarësisht nga pretendimet e Ramës, se nuk ka vend për ndërhyrjen e Delta Forcës, pasi sipas tij Shqipëria nuk është Venezuelë dhe s’ka naftën e saj. Shqipëria në disa aspekte është Venezuelë tipike, por Rama dhe Maduro janë si një ujë i pistë i ndarë në mes. Rama udhëheq kartelet më të fuqishme në Europë, Ccopjat dhe Troplinës. Ai është faktuar se njëlloj si Ramaduro arreston kundërshtarët politikë, përdor institucionet. Ai njësoj si Maduro i ka familjarët e zhytur në drogë. Ai të shoqen, ky të vëllanë. Ai ka varfëruar shqiptarët, të cilët janë më të keqpaguar. Vërtetë gjeografia dhe përmasat janë të ndryshme dhe rezervat e naftës janë të ndryshme, por madhësia është e njëjtë në raport me shtypjen e demokracisë. Ndaj i them; jep dorëheqjen menjëherë, pasi do të dorëheqin. Mos harro 20 shkurtin se çfarë dinë shqiptarët të bëjnë me kultet e rreme, satanike. Ndaj jep dorëheqje!
