Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e nipit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, 24-vjeçarit Arjel Rraja dhe procedimin e babait të këtij të fundit, Flamur Rraja, gjatë operacionit antidrogë që Policia e Tiranës ka zhvilluar në fshatin Luz të Fushë Krujës mbrëmjen e së mërkurës.

Policia ka pasur informacione për dy persona që po transportonin lëndë narkotike dhe ka shkuar për të bërë arrestimin e tyre (Kujtim Ukaj dhe Abdurrahman Rizvani që u kapën me 60 kg kanabis).

Por operacioni i policisë ka hasur kundërshtimin e Flamur Rrajas (vëllai i ish-deputetit Rrahman Rraja) dhe Ermal Tufës, pasi kanë pretenduar që policia të mos ndërhyjë në ‘zonën e tyre’.

Efektivët e policisë kanë pikasur aty dhe Ariel Rrajan dhe kanë bërë arrestimin e tij, duke hasur sërish me kundërshtimin e Flamur Rrajas i cili tashmë është proceduar në gjendje të lirë për kundërshtim të punonjësve të policisë së bashku me Ermal Tufën.

(BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb