Një e moshuar, pjesëmarrëse në protestën përpara Kuvendit, u ka bërë thirrje punonjësve të policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj të rinjve dhe t’i bashkohen protestës. Ajo kritikoi shpërblimin prej 2.500 eurosh për efektivët, duke e lidhur atë me dhunën ndaj protestuesve.

Me shqetësimin se edhe ky brez mund të largohet nga vendi, ajo kërkoi që të mos shkaktohen më lot te nënat dhe deklaroi se do të qëndrojnë në protestë deri në dorëheqjen e drejtuesve të qeverisë.

“Hiqini kapelet, se do t’ia dilni. Burgu për burrat është. Të dalin të parët në protestë policët. Mos kini frikë. Është turp të ulet një polic, është turp se është prind dhe ai, të ulë veten duke marrë 2.500 euro, duke rrahur fëmijët. Nëse ikën prapë ky brez, do të qajnë nënat të tëra. Sa vlen ajo pika e lotit të një nëne! Është turp. Policia të dorëzohet, mos të mbrojë një kriminel, një hajdut. Ai në ’91 nuk donte të jepte pensionin e fëmijës së tij. Mos i bëni nënat me lot. Do të jemi këtu, derisa këta të japin dorëheqjen”, u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb