Anëtari i FRPD, Irakli Pano, ishte i pari që hapi fjalimet në foltoren e radhës, organizuar nga PD këtë të hënë.

I riu i kërkoi liderit të PD, Sali Berisha, të mos krijojë koalicione me parti të reja, por të mbështetet tek gjenerata e re e të rinjve në PD.

I riu demokrat renditi gabimet që bëri udhëheqja e PD, pas Rithemelimit dhe që çoi sipas tij dhe në rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit.

“Prej një kohe të gjatë pas zgjedhjeve të 2023, kam patur dilemë nëse do duhet të vazhdoja në politikë. por së fundmi vendosa të flas përballë qeverisë, duke e parë në sy realitetin e të flas në familjen time politike.

Angazhimi im prevalon mbi ankesat e pakënaqësitë.

Ato që nuk funksionuan pas Rithemelimit tonë janë: bashkimi diversitet jo si tezë, por si qasje dhe figurat politike të ardhura prej tij nuk u përqafuan nga demokratët dhe aq më pak nga qytetarët, dështuam në zbatim. Edhe sot e gjykoj të gabuar imponimin kundrejt demokratëve të disa figurave të papëlqyeshme mes nesh, madje dhe gradimin e tyre në pozita drrejtuese”, tha Irakli Pano.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb