Është zbardhur përplasja në sallën e gjyqit mes avokatit Ulian Bajrami dhe prokurorit Gjergji Ceka, që çoi në arrestimin e avokatit ditën e djeshme.
Në audio-regjistrim dëgjohet avokati i cili pretendon se provat ndaj klientit të tij janë të rreme, ndërsa shton se do të merret personalisht me prokurorin dhe do të ngrejë padi ndaj tij.
Më pas dëgjohet gjyqtarja Megi Strakosha, e cila ka tërhequr vëmendjen ndaj gjuhës së pa tolerueshme të përdorur sipas saj në sallën e gjyqit, ndërsa ka paralajmëruar avokatin se nëse do të vijonte me të njëjtën retorikë do të përjashtohej dhe klientit të tij do t’i caktohej një avokat kryesisht.
Pjesë nga audio-përgjimi:
Avokati: Kërkesa e prokurorit për caktim mase dhe vlerësim arresti bazohet në disa prova, një ndër to tregon se ka pasqyrim të rremë të të dhënave
Do merrem personalisht me prokurorin edhe me oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim
Prokurori: Do arrestohet ai
Gjyqtarja: Hera e fundit, nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit, nuk ka rëndësi çfarë bëni jashtë kësaj salle, ky lloj komunikimi në sallë me mua gjyqtare nuk lejohet, përqendrohu tek mbrojtja ose të nxjerr përjashta dhe caktoj një avokat kryesisht. Paralajmërimi i fundit.
Arben Llangozi, i cili publikoi audion shkruan se avokati Bajrami po paguan çmimin e ndershmërissë në një sistem të kalbur. Ai thotë se ngjarja është po aq e rëndë sa vetë vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apelin e Tiranës. Dhoma e Avokatisë, në reagimin e një dite më parë, e cilësoi si arbitrat arrestimin e avokatit dhe se është manipuluar procesverbali i arrestimit të tij
