Banorët e Rrjolit në Velipojë kanë protestuar edhe sot në lidhje me projektin për ndërtimin e një resorti luksoz në zonë.
Për një orë ata kanë bllokuar rrugën Shëngjin-Velipojë. Ka qenë pikërisht kjo që ka shkaktuar edhe një përplasje mes protestuesve të forcave të rendit.
60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë.
Janë 95 mijë metër katrorë tokë në breg të detit në zonën e Rrjollit në Velipojë e cila sipas banorëve është pronë e tyre që nga viti 1936. Prona ngjitur me brezin rënor, ka një gjatësi prej 4 kilometrash.
“Mos ma hajde në shtëpinë time, si të jetë e jotja”, shprehet njëri prej tyre.
