Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së djeshme në Berat.

Kostandin Hoxha deklaron se pasi kreu krimin ka shkuar fillimisht në banesë, më pas është fshehur në një shpellë me shpresën për t’i shpëtuar policisë.

“Shkova në banesë, lidha kalin në kasolle, mora disa ushqime dhe u fsheha në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë”, mësohet se ka thënë ai.

Gazetarja Eneida Petova raporton se autori ka dhënë detaje edhe nga momenti kur ka kryer krimin, duke u shprehur se nisja e konfliktit ka qenë pasi i ka kërkuar viktimës të mos i prekte kalin.

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”, mësohet të ketë thënë ai.
Burime zyrtare nga DVP Berat bëjnë me dije se autori i ngjarjes,63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha), pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më pasi kali sipas tij nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.
Autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas ai ka deklaruar se pas këtyre sharjeve në gjaknxehtësi e sipër ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.

Ngjarja:

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së djeshme në lagjen “Kala” në Berat. Viktima Keli Hoxha, 42-vjeç,banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë,nuk mundi dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.Autori u kap disa orë më vonë,i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.

Autori Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha), ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet, ku kishte ndërruar edhe emrin.

Për këtë vrasje ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, pasi vrasja ishte parashkruar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb