I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend

Berisha: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë. Nuk i them turp se turpërohet fjala turp me të. Me përgjegjësi të plotë asnjë polic nuk ishte i lënduar dhe i plagosur në spitalin e urgjencës, përkundrazi, protestues paqësor të plagosur me plumba gome në majë të ballit. Ju për të mbrojtur lubitë tuaja….Kjo zonja adresë, “ai vetë ka thënë ti je vetëm për adresa”. Fatin e atij Hoxhajt që foli do pësoni. Ju mos bëni mbrojtjen e krimit në këtë mënyrë se jeni skllevër… Tregoni, por gënjeni këtu. Plagët kanë fotografi, kanë emra ku i ke, tregoni cilët janë. Unë ju them mos prekni me dorë nxënësit, mos revoltoni rininë se më pas ajo nuk njeh kufi. Kryengritja jonë është paqësore. Hajduti ndiqet deri në vrimën e fundit dhe nuk kursehet. ”, tha ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: