Kreu i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj në fjalën e tij në Kuvend tha se të rinjtë dhe të rejat janë ngritur në protestë sepse nuk i besojnë më qeverisë.

Ai theksoi se halli i mazhorancës tani është të bllokojnë protestën, t’u mbyllin gojën të rinjve…

“E ke parë atë pikën e vogël sa është bërë. Si rri këtu edhe tallesh në këtë mënyrë. Keni vjedhur shqiptarët për 35 vite jeni pasuruar. Dhe tani flisni pika A , pika B. Ti do të plotësosh dëshirat me pikat e tua me këtë ligj skandaloz. Po Luçianën e ke parë kë një dëshirë, mos t’i rrëmbehet prona përse nuk ja plotëson dëshirën. Po ai djali në Theht përse nuk ja plotëson dëshirën. T’i u mundove bërë ligjin pika 1.2.3.  për të plotësuar dëshirat qytetarëve. Mos na hap barkun tani, ky është ligj korruptiv për të vjedhur pronat e qytetarëve. Në Rrjoll kjo ka ndodhur…Ju do ta merrnin me ushtarin tuaj, me Ulaj. Çfarë po thua, ke pirë ti? Si mund të gënjesh në këtë mënyrë. Sa vila ke zoti ministër, na i thuaj pak, të vërtetat. Kanë dalë në shesh, por ju s’e kuptoni ç’po ndodh. Ju duket e pabesueshme sepse pazari ishte mbyllur”, tha ai, duke shtuar: “Tani nxirrni Bidot dh Taulantat,. Taulanti me Flamurin tani janë në një mendje. Si thoshte Belinda, se e harruat Belinda. Nuk u mbyllni dot gojën atyre që janë aty. Me Saliun jeni bashkë. Por nuk ju ngjit më Taulant. Dolët zbuluar Taulant. Ata protestuan nuk shkuan vetëm te selia e PS, por edhe te PD. Tani ju mungon gogoli…”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: