Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë seancës parlamentare.
Gjatë debatit, Gjiknuri ka akuzuar Berishën për përhapjen e akuza të rreme, duke i kërkuar të mos përdorë Kuvendin për të sajuar fjalë të pavërteta.
Ai e ka krahasuar këtë sjellje me kompleksin e Xhejms Trafikantit, duke paralajmëruar Berishën se ky episod mund të përsëritet për herë të dytë. Gjiknuri theksoi se ai ka dëshmuar dhe do të vazhdojë të dëshmojë, por e vërteta qëndron ndryshe. Deputeti i PS i bëri thirrje Berishës që të mos mbajë shpresa për gjëra që nuk ka siguri dhe të mos krijojë tensione të kota.
Damian Gjiknuri: Sali ta kam thënë jashtë kur bëjmë humor, të kujtohet “James Trafikanti”? – më the ke të drejtë Damian, ma futën. Pra, këtë kompleks mos ma transfero ndryshe. Unë kam dëshmuar dhe do të dëshmoj, por e vërteta qëndron tjetër vend. Mbase je i shqetësuar për negociatat jo të mira që ke bërë me mua përmes përfaqësuesit tënd. Por nuk është mirë të përdorësh këtë sallë për të sajuar akuza të tilla, Kujdes se kompleksi i James Trafikantit do të përsëritet për herë të dytë. Mos mbaj shpresa për gjërat që nuk ke siguri.
(BalkanWeb)
