Garat zgjedhore në Shqipëri cilësohen si luftë nga Partitë Politike, por për Shkodrën mund të themi se është kalaja e pamposhtur për Socialistët.

Ndërsa për demokratët e Sali Berishës Shkodra mbetet bastion i tyre më i sigurt, e cila për fatin e tyre në zgjedhjet lokale të 2019-ës, nuk u mor nga socialistët, për faktin që kryeministri Rama zgjodhi një kandidat me të kaluar kriminale.

Bardh Spahia i Koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Benet Beci i Partisë Socialiste do të garojnë për karrigen e Kryebashkuakut të Shkodrës. Por cilat janë planet e tyre për këtë bashki dhe këtë qytet?

Shkak i shpopullimit të Shqipërisë e veçanërisht Shkodrës, Bardh Spahia bën përgjegjës qeverinë qendrore, ndërsa Benet Beci e sheh problemin tek qeverisja lokale.

Sa i përket varfërisë së theksuar të fshatrave të Shkodrës, Benet Beci thekson se ka në plan të krijojë Fondin e Zhvillimit të Shkodrës, për të marrë nën kujdes familjet e varfra, ndërsa Bardh Spahia, deklaron se Bashkia ka bërë sa ka mundur për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve që lidhen me zonat rurale.

Cilat janë pikat e forta dhe të dobëta të dy kandidatëve?

Çfarë mendojnë për njeri tjetrin Bardh Spahia dhe Benet Beci?

Beci deklaron se s’ka ardhur si ofertë politike në Shkodër, por si ofertë menaxheriale, ndërsa Bardh Spahia i jep rëndësi deklaratës antikushtetuese sipas tij të Kryeministrit Rama kur tha se s’do bashkëpunojë me bashkitë që do fitohen nga koalicioni bashkëfitojmë.

Si ka qeverisur Rama ne këto 10 vite sipas Bardhit dhe Becit?

Po Sali Berisha a mund të jetë një alternativë e besueshme në rikthimin e tij të tretë?

Te dy kandidatët i drejtojnë mesazhe qytetarëve shkodranë duke iu treguar atyre se përse duhet t’i votojnë.

Kandidati i PS thotë se nëse nuk mban premtimet e tij do ikë pa mbaruar 4 vjeçari.

Ndërsa Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë ngre si shqetësim blerjen e votës nga grupet kriminale në favor të Partisë Socialiste. Ai u bën thirrje qytetarëve të Shkodrës të mos pranojë para në këmbim të votës, pasi ato para nuk do u shërbejnë as për të mbyllur muajin.

Në 14 maj Shkodra premton garë të fortë për qytetarin e parë të qytetit. Nga njëra anë PS do të marrë edhe kalanë e fundit të demokratëve, dhe nga ana tjetër PD do të nisë nga Shkodra shtimin e Bashkive që do të qeverisë. Por se çfarë do të ndodhë, këtë do e vendosin shkodranët në 14 maj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb