Deputeti i PD-së Gjin Gjoni është përfshirë në një konfrontim fizik me policinë në protestën e sotme kombëtare.

Gjoni ka kërkuar sqarime nga efektivët, ndërsa këta të fundit kanë hedhur spraj djegës në drejtim të deputetit.

Mësohet se deputeti demokrat nuk është ndjerë mirë nga hedhja e sprajit djegës.

Ai është dërguar në spital, ku dhe ka marrë mjekim në spital.

Uji me piper ka qenë një problem më vete sot. Ai ka shkaktuar probleme shëndetësore për protestuesit, por edhe për gazetarin e News24 Klevin Muka, ndër të tjera.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb