Deputetja demokrate, Ina Zhupa i ka bërë thirrje mazhorancës që të mos bëhen mburojë e ish-zv.kryeministres, Belinda Balluku.
Zhupa teksa iu kundërpërgjigj Ballës lidhur me molotovët e hedhur gjatë protestës së PD-së te vila e Enver Hoxhës, tha se revolta e opozitës do të vazhdojë.
“Zoti Balla mendova se do të kërkonit falje në emër të policisë së shtetit që morët protestuesin me flamur kombëtar, e goditët dhe pastaj hodhët edhe flamurin kombëtar. Është hera e parë që një punonjës i policisë përdhos simbolin e shtetit.
Zoti Balla dijeni që protesta është një e drejtë qytetare. Janë qytetarët që kërkojnë që qeveria t’u kthehet atyre dhe që ju të mos bëheni mburojë politike siç jeni bërë për të mbajtur imunitetin e zv.kryeministres.
Nëse doni të citoni kryetarin e Komisionit të Jashtëm të BE-së, atëherë citojeni drejtë kur thotë se testi kritik për Shqipërinë është imuniteti i Ballukut. Zbatojeni atë që t’i hapni rrugë Shqipërisë për në BE. Të gjitha dhembshuritë që keni për vilën e diktatorit, mjafton të shihni pamjet e Teatrit me njerëz brenda, si i shembnit ju”, tha Zhupa.
Ina Zhupa: Prisja që të kërkonit falje që Policia e Shtetit sulmoi protestuesin thjesht sepse valëviste flamurin kombëtar, madje e morët dhe e hodhët tutje, duke përdhosur simbolin kombëtar, flamurin kuq e zi.
Vetëm një narkopolic mund të kishte atë sjellje, pasi kishte sulmuar me të gjitha mjetet liderin e opozitës dhe protestuesit, ndërkohë që policia marshonte në bulevardin e Tiranës.
Sa i përket protestës, ajo është një e drejtë demokratike. Por ju shqetësoheni për atë që thotë kryetari i Komisionit të Jashtëm, McAllister, se testi kritik për Shqipërinë është imuniteti i Belinda Ballukut. Kjo është thelbësore për procesin e integrimit.
Ndërsa ne do të protestojmë sepse ju e keni kthyer Kuvendin në mburojë kundër drejtësisë, keni qeverinë më të korruptuar dhe shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e vendit të tyre.
