Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit ironizoi opozitën, ndërsa shtoi se mazhoranca është e hapur për diskutime.
Ai tha se kur u kthehesh, deputetët e opozitës nuk mbajnë.
“Sot u bë politikë e ditës mbi një fakt që është botëror. Para se të shkoj te ajo që thash në fillim të seancës, ju përmenda një fakt që për disa u duk qesharak. Ju kujtova Bundestagun gjerman. Në 2025 në Bundestagun gjerman kanë qenë 83 ligje që s’u miratua asnjë. Ftesa përsëri është e hapur. Nëse doni të punojmë sëbashku, bujrum, por jo me këtë gërdufje. Pa forcë, molotov, pa ekses, pa dhunë, pa gërdufje, bujrum, t’i miratojmë! Kem pasur para 48 orësh një Konferencë Kryetarësh ku piqemi dhe flasim. Këtë që sapo thatë ju, se diskutuam atje. Ça ndodhi nga e marta në të mërkurën e sot në mëngjes, të enjten? Zot Enno nuk e bëjmë dot atë që propozoni ju. U tha këtu se nafta në Shqipëri vjen më shtrenjtë se në vendet e tjera. Nafta është mall burse. Kompania që e sjell në Shqipëri, Britsh petrolium, është një nga 3 kolosët. Zoti kryetar, se këta kur u kthen përgjigje, indinjohen se nuk mbajnë. Kjo kompani e shet me çmim burse. Ju kujtoj e është në turpin tuaj që keni munguar në Kuvendin e Shqipërisë në deklaratën ndëshkuese, dënuese të Kuvendit, ndaj regjimit dhe Gardës Revolucionare të regjimit. Bordi i Transparencës është mekanizëm i përdorur dh e4 vite me parë kur Rusia sulmoi Ukrainën, dhe ka dhënë efektet e veta. Këto do t’i diskutojmë kur të vijë diskutimi i pr.ligjit. Mos u mërzisni që nismat ligjore i votojmë kundër. Jo se…mund të ketë raste dhe propozime që nbëjnë sens. Por jemi të gatshëm që nismat tuaja ligjore t’i diskutojmë por jo me këtë variantin kështu, por nëse doni, ulemi!”, tha ai.
