Lojtari i Bayernit, Jamal Musiala theu këmbën gjatë një përplasje me Donnarumman, në ndeshjen ndaj PSG në Botërorin e Klubeve.
Në një postim në rrjetet sociale, portieri Donnarumma i uron rikthim të shpejtë Musialës. “Të gjitha lutjet dhe të gjitha dëshirat e mia janë me ty”.
Nuk mungoi një koment nga Musiala, në këtë postim. “Faleminderit për urimet dhe mos u shqetëso. Kjo është pjesë e futbollit”- Musiala.
Musiala me siguri do të qëndrojë jashtë fushave të blerta për shumë muaj, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që futbollisti të mos luajë në sezonin e ardhshëm.

