Nënkryetari i LSI Petrit Vasili me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se shtet rrethimi që i bëhet Tiranës është një maskarallëk politik me zero ndikim mbi pandeminë.

Vasili me ironi thotë se “mos vallë koronavirusi del e shëtit rrugëve të Tiranës e të Shqipërisë vetëm pas orës 17.30 minuta”. Për Vasilin, ky shtet rrethim me këtë orar nuk ka asnjë bazë shkencore.

Postimi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili:

Mbyllja ne oren 17.30 nje MASKARËLLËK politik, qe ka ZERO ndikim mbi Pandemine!! Tirana futet ne shtetrrethim ne oren 17.30. Mos valle coronavirusi “terbohet” e del rrugeve vetem pas ores 17.30??

Mos valle Tirana qe gumezhin nga njerezit gjate paradites dhe ngujohet ne shtetrrethim ne 17.30 e beson kush se mbrohet kesisoj nga corona? Mos valle ekziston ndonje shpjegim shkencor, qe shpjegon kete gjoja karantine te shqyer me ore te tera e qe me pas mbyllet dhe fle ne muzg?

Mos valle ka ndonje teori shkencore qe shpjegon dot nje idiotesi te tille te lige? Kjo mbyllje ka ZERO efekt dhe vlere shendetesore.

Kjo mbyllje ka ZERO argumente shkencore. Kjo mbyllje ka ZERO efekt ne kontrollin e Pandemise.

Cilido pseudoprofesionist, qe mund ta kete mbeshtetur kete turp ka shkelur mbi veten. Ky eshte nje MASKARËLLËK Politik, qe s’ka asnje lidhje me mbrojtjen nga Pandemia.

Si i tille refuzimi i tij eshte i ligjshem, sepse eshte nje SHTERRETHIM politik pa argumente shkencore,pa fakte dhe pa statistike. Ky eshte dhunim lirie i paligjshem.

Paligjshmeria REFUZOHET!!!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb